Dikur Mançester Siti nuk njihej kaq sa ditët e sotme dhe nuk kishte sukseset që ka arritur këto vitet e fundit. Ishte një ekip deri dikur mesatar mund të quhej dhe vite më parë tifozët e “Citizens” kishin një idhull. Shoun Rajt-Filips shpenzoi plot 9 vite të karrierës së tij tek Siti në periudhat, 1999-2005 dhe 2008-2011.
Gjithsesi Rajt-Filips, djali i adoptuar i legjendës angleze Ian Rajt, tashmë e ka lënë futbollin e luajtur, por ka një motiv për të qëndruar në botën e futbollit. Pikërisht djali i tij, D’Marxho Rajt-Filips luan për ish-ekipin ku i ati shpërtheu. 16-vjeçari duket se po ndjek hapat e babait të tij teksa duhet të jetë më shumë se i lumtur, pasi ditën e sotme ka zhvilluar seancën stërvitore me ekipin e parë të Mançester Sitit.
Mesfushori anësor, duket se ka impresionuar Pep Guardiolën, i cili e ka grumbulluar me ekipin e parë përpara sfidës ndaj Lion në “Uefa Champions League”. D’Marxho po bën një paraqitje fantastike në këtë fillim sezoni, teksa në 5 ndeshje të luajtura ka shënuar një herë dhe ka asistuar në 6 raste. Gjithashtu si i ati, 16-vjeçari i talentuar, ëndërron që në të ardhmen të jetë në ekipin e parë dhe të ketë numrin 24 mbi shpinë.