E veçantë/ Dhoma ku qëndroi ylli argjentinas do të kthehet në muze, në Katar po përgatiten për shumë vizita: Këtu fjeti…Lionel Mesi

Kombëtaret që luajtën në Botërorin e Katarit zgjodhën kryesisht hotelet luksoze që u ofroheshin për qëndrimin e tyre, por argjentinasit kishin një ide tjetër që padyshim dha rezultat. Të gjithë u habitën kur argjentinasit kërkuan që kampi i tyre të ishte në Universitetin e Katarit në Doha.

Lojtarët kishin kushte të shkëlqyera në ambientet e atij universiteti, të cilat i ofronin të gjithë luksin që u duhej, por edhe shumë më tepër hapësirë që mund ta shfrytëzonin për të organizuar barbekju, një traditë vendase.

Për më tepër lojtarët nuk ishin të kufizuar në hapësira të caktuara siç ndodh në hotele, duke pasur më shumë liri. Pasi argjentinasit u larguan nga Universiteti i Katarit pasi fituan Kupën e Botës, shumëkush u interesua se si dukej dhoma ku flinte Messi dhe më pas drejtuesit e atij universiteti dolën me një ide origjinale.

Ata njoftuan se do të bëjnë një muze të vogël nga dhoma ku ka fjetur Messi gjatë Botërorit në Katar dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta vizitojnë atë dhomë sepse muzeu së shpejti do të hapet zyrtarisht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online