“Falë jush po hedh një hap të madh në karrierë“, Jurgen Goxha ndahet me Bylisin mes falenderimeve

Jurgen Goxha ka lajmëruar largimin e tij nga Bylisi. Ndeshja e sotme kundër Tiranës do të jetë e fundit për të me fanellën e klubit mallakastriot. Me këta të fundit ka arritur të zhvillojë një sezon tejet pozitiv, por tashmë kjo aventura ka shkuar drejt përfundimit.

Lajmin e jep vetë futbollisti, i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social në “Instagram” njofton lamtumirën me Bylisin. Një sezon të paharruar e quan mbrojtësi këtë eksperiencë me ekipin ballshiot, me të cilët ka një peng, të arrinte shumë herë më lart sa i përket klasifikimit. Goxha shpreh mirënjohjen më të madhe dhe falenderimet për klubin dhe shokët e ekipit, teksa zbulon se falë tyre tashmë do të hedhi një hap të madh në karrierë.

“Cuna faleminderit për vitin e bukur që kalova me ju!!Shpresoj mos t‘ju kem mërzitur shumë, por unë kam kaluar 1 vit të paharrueshëm dhe do ju kujtoj gjithmonë si një grup që do shkonim shumë lart dhe ky do jetë pishmani më i madh! Futbolli është i bukur se krijon miq dhe ju do ngeleni miq shumë të mirë! Faleminderit dhe falë jush që po hedh 1 hap të madh për karrieren time. Faleminderit dhe tifozave të Bylisit dhe miqve që njoha aty!”, shkruan Jurgen Goxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *