Nis eksodi te Skënderbeu, Gentian Mezani kërkon të afrojë lojtarin e korçarëve te Gjilani

Ende nuk ka filluar mirë merkato dhe tek ekipi i Skënderbeut duket se ka nisur eksodi i largimeve. Bruno Dita ishte i pari që hodhi firmën për ekipin e ri, ndërsa të përfolur janë edhe shumë lojtarë të tjerë së bashku me trajnerin Ilir Daja, që shihet si pasardhës i Sormanit në stolin e Partizanit. Ndërkohë nga Kosova njoftojnë edhe ndarjen e Skënderbeut me portierin Enea Koliqi.

Ky i fundit ka bërë një sezon mjaft pozitiv dhe ka shpëtuar shpesh herë katërkëndëshin e tij, duke u treguar vendimtar me pritjet e tij. Paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e Gentian Mezanit, i cili e dëshiron në portën e Gjilanit. “Gazeta Olle“ bën me dije se Koliqi pritet t’i bashkohet skuadrës në ditët në vijim.

Gjilani vijon të ndjekë strategjinë e afrimit të lojtarëve të Superiores, të cilët zënë një pjesë të madhe të grupit. Ekipi nga Kosova këtë kampionat e përfundoi në vendin e 2-të, duke siguruar për herë të parë një biletë në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online