VIDEO/ Për hir të titullit të fituar! Kryeqyteti pushtohet nga ngjyrat e Tiranës, zbukurim në vendin “fantazmë”

Nga Klaudio Ndreca

Kryeqyteti është pushtuar nga ngjyrat e ekipit të Tiranës, për hir të titullit që është fituar nga ana e bardhebluve. Një sukses i madh nga djemtë e Egbos që arritën të rikthejnë titullin në shtëpi pas shumë vitesh, për të risjellë entuziazmin dhe suksesin e munguar. Zbukurimet janë vendosur në kryeqytet për të kujtuar se bëhet fjalë për Tiranën që është shpallur kampione e Superiores, përpara ndeshjes së fundit që do të luajë ndaj Bylisit.

Por vetëm kaq, asgjë më tepër. Në qytetin “fantazmë” nuk do të ketë festime për arritjen e madhe pasi kjo është e ndaluar nga ana e shtetit me rregullat e vendosur. Heshtja do të mbizotërojë në këtë aspekt, ndërsa vetëm boriet e makinave do të thyejnë qetësinë, por edhe këto do të jenë për shkak të mbingarkesës në rrugë të automjeteve dhe jo për shkakun e festimeve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online