Ezgjan Alioski bën zgjedhjen e re në karrierë, largohet nga Bielsa dhe shkon te Besnik Hasi

Performanca e mirë në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut bëri që të rritej interesimi për shqiptarin Alioski. Vetëm disa ditë më parë, skuadra turke Trabzonspor u interesua për të blerë shërbimet e lojtarit, por mosmarrëveshja për pagën midis dy palëve çoi në mbyllje të negociatave.

Skuadra arabe Al Ahli ka kënaqur kushtet e pagës së Alioskit dhe për këtë arsye lojtari ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë deri në vitin 2023. 29 vjeçari pritet të jetë shtylla kryesore e ekipit që drejtohet nga Besnik Hasi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online