Performanca e mirë në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut bëri që të rritej interesimi për shqiptarin Alioski. Vetëm disa ditë më parë, skuadra turke Trabzonspor u interesua për të blerë shërbimet e lojtarit, por mosmarrëveshja për pagën midis dy palëve çoi në mbyllje të negociatave.
Skuadra arabe Al Ahli ka kënaqur kushtet e pagës së Alioskit dhe për këtë arsye lojtari ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë deri në vitin 2023. 29 vjeçari pritet të jetë shtylla kryesore e ekipit që drejtohet nga Besnik Hasi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Hmmmm .. ?
AL Ahli ? @ezgjanalioski sure ! ?#Welcome_Alioski ???? pic.twitter.com/2BnZZKIuLL— Al-Ahli Saudi Club (@ALAHLI_FCEN) July 29, 2021