Terrorizmi gjithnjë e më shumë po mundohet të godasë sportin dhe në veçanti futbollin, që grumbullon me mijëra njerëz nëpër stadiume dhe është një shënjestër e lehtë. Sot mësohet se nj atentat terrorist u ndal jashtë Parc des Princes, pak orë para se PSG të zbriste në fushë për ndeshjen e fundjavës.
Mëngjesin e së shtunës një bombë artizanale u zbulua shumë pranë stadiumit nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë. Gjithçka ishte montuar në mënyrë të tillë që të shpërthente me anë të një telefoni celular.
Bomb ‘found outside Parc des Princes’ hours before PSG played Bordeaux https://t.co/Q3OJ7d0yUv pic.twitter.com/0OsELHBMAO
— Mirror Football (@MirrorFootball) October 3, 2017
PSG fitoi 6-2 ndaj Bordosë 12 orë pas zbulimit të bombës dhe 50.000 tifozë ishin në stadium, ndaj është e qartë çfarë do të ndodhte nëse plani përfundonte me sukses.
Pesë persona janë arrestuar deri tani, përfshirë edhe një ekstremist islamik, i cili ishte nën vëzhgim prej kohësh.