Të enjten, Crvena Zvezda në Gjermani. Përballë, dy tifozeri të dhunshme, ku ëshë edhe ai që në Beograd, më 14 tetor 2014, do të zbriste në fushë për Serbi-Shqipëri
Alarm i kuq në Këln! Të enjten do të udhëtojë drejt Gjermanisë, skuadra e Crvena Zvezdës për të sfiduar skuadrën e shtëpisë, në ndeshjen e dytë të grupit në Europa League. Mund të ishte një ndeshje normale, por e tillë vështirë të jetë dhe arsyeja ka të bëjë me atë që ndodh jashtë ose në tribuna.
https://www.youtube.com/watch?v=B8BpZbnhrvc
Në fakt, do të përplasen dy tifozeri të nxehta, të dhunshme, armike. Tifozët e Këlnit, që nuk luante në Europë prej 25 vjetësh, kanë treguar në Londër, me rastin e ndeshjes ndaj Arsenalit, se janë gati ta mbështesin skuadrën në masa. Ishin thuajse 10 mijë gjermanë në Angli dhe shumica ede pa bileta (u arrestuan përpara fillimit për trazira).
Tani do të duhet të shohin mësymjen e ultrasve serbë, që do të udhëhiqen nga Ivan Bogdanov, ose Ivan i tmerrshmi. Dhe, në Këln janë duke studiuar një plan sigurie. Ivan Bogdanov është bërë (në mënyrë të trishtë) i famshëm me rastin e ndeshjes kualifikuese në Euro 2012 mes Italisë dhe Serbisë në “Marassi” të Xhenoas. Me nofkën “Ivan i Tmerrshmi”, në atë sfidë, ai do të digjte edhe flamurin e Shqipërisë.
Ishte 12 tetori 2010 dhe pasi bëri burg për 1 vit e gjysmë, ai do të dilte pasi u ekstradua në Beograd dhe tani është sërish pjesë e tribunave. Ishte, në fakt, i pranishëm në transfertat evropiane që klubi ka zhvilluar në verë në fazën kualifikuese: ishte në Maltë, Rusi dhe Çeki, ndaj Sparta Pragës. Do të jetë edhe në Këln.
Policia gjermane është vendosur në masë për të shmangur përplasjen, por do të jetë e vështirë. Pasi në rrjetet sociale qarkullon një mesazh që shkruan: “Duhet të jetë e qartë që ne nuk e lëmë qytetin në duart e të tjerëve pa luftuar”.