Etrit Berisha, ofertë nga kampionati francez

Kur dukej se Etrit Berisha do të vazhdonte qetësisht karrierën tek Atalanta, ku është ambientuar shumë mirë dhe është një lojtar kyç, nga Italia vjen një lajm i bujshëm.

Lila, klubi i njohur francez, kërkon të blejë portierin kuqezi dhe ka nisur bisedimet me Atalantën për transferimin e tij, raporton gazetari i njohur italian Alfredo Pedula.

Atalanta ka në organikë disa portierë dhe është në pozicion komod, sepse do ta shesë Berishën vetëm nëse merr ofertë serioze.

Nga ana tjetër, nuk dihet si do reagojë Berisha, por Lila i ofron vendin e titullarit dhe ndoshta një pagë më të lartë se Atalanta, për ta joshur.

Nga ana tjetër, kalimi në Ligën 1 nuk është ndonjë hap i madh përpara në karrierë dhe ndryshimi total i mënyrës së jetesës natyrisht që do të jetë një problem për portierin kuqezi.

Nuk është hera e parë që Lila kërkon portier shqiptar, sepse kur e drejtonte Rudi Garsia kërkoi të blinte Samir Ujkanin. Tani pjesë e Lilës është edhe mesfushori i talentuar Agim Zeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *