Kasano: “Juve kampion që tani. Të kisha pasur trurin e Ronaldos…”

Antonio Kasano është një personazh mjaft interesant për deklaratat e tij, si gjithmonë pikante. Ish-sulmuesi i njohur tani komenton në mënyrën e tij kalimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi: “Duke pasur parasysh që Juventusi e fiton titullin prej 7 vitesh, pyetja e vetme është: sa të gjerë do të fitojë para se të ndalet?”.

Për Kasanon Ronaldo është lojtari perfekt për Juven: “Nëna natyrë i ka dhënë gjithçka. Fizik perfekt, por sidomos tru, çka e bën profesionist të madh dhe konstant në stërvitje, gjë që unë e urreja. E ka merituar këtë sukses, e ka arritur me talent dhe sidomos me seriozitet. Nëse para 15 vitesh do kisha bashkëshorten time Karolina në krah, me stabilitetin që të japin fëmijët, historia ime në futboll do ishte ndryshe “.

” Reali është më i madh se çdo futbollist, do mbijetojë, por është një goditje e madhe për të gjithë, nga presidenti Andrea Anjeli e deri tek shitësit e panineve para stadiumit. Nuk ekziston rreziku që Ronaldo të ketë rënie, ai punon në mënyrë absurde, maniakale, ndaj mosha nuk ka rëndësi. Me këtë Seri A, ai mund të shënojë 30-40 gola edhe për shumë kohë. Pastaj është edhe Alegri, do ta ndihmojë shumë, është trajner i madh dhe jo i vlerësuar sa duhet.

“Mesi? E adhuroj, për mua është më i madhi në histori, sepse më jep emocione unike. Të jemi të qartë, Ronaldo është perfekt, por është si Nadal, një lojtar i ndërtuar me talent dhe shumë punë, ndërsa Mesi është Federer, klas i pastër, artist”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online