Etrit Berisha merr besimin e plotë të trajnerit Juriç, portieri shqiptar ul në stol Milinkoviç-Saviçin

Etrit Berisha ka bindur në dy paraqitjet e bërë me skuadrën e Torinos. Debutimi i tij me klubin italian në Serie A vonoi, por me rastin e parë që iu dha e rrëmbeu me të dyja duart. Gardiani shqiptar ka fituar besimin e plotë të trajnerit Juriç.

Kroati i ka dhënë sërish vendin e titullarit mbrëmjen e sotme. Kundër Xhenoas, mes shtyllave do të jetë përsëri Etrit Berisha, i cili për të tretën herë radhazi ul në stol portierin serb, Vanja Milinkoviç-Saviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online