Etrit Berisha ka bindur në dy paraqitjet e bërë me skuadrën e Torinos. Debutimi i tij me klubin italian në Serie A vonoi, por me rastin e parë që iu dha e rrëmbeu me të dyja duart. Gardiani shqiptar ka fituar besimin e plotë të trajnerit Juriç.
Kroati i ka dhënë sërish vendin e titullarit mbrëmjen e sotme. Kundër Xhenoas, mes shtyllave do të jetë përsëri Etrit Berisha, i cili për të tretën herë radhazi ul në stol portierin serb, Vanja Milinkoviç-Saviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/