Samuel Eto, tashmë 37-vjeçar vijon të jetë prezent në futbollin e luajtur. Sulmuesi kamerunas aktivizohet në ligën e Katarit, me ekipin e Katar SC. Ish-goleadori i Barcelonës dhe Inter ishte mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e “The Best FIFA 2018”, ku dhe ka folur në lidhje me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Eto ka deklaruar se nuk ka asgjë në botë, që mund të ndryshojë mendimin e tij për sa i përket lojtarit më të mirë në planet. Për 37-vjeçarin askush nuk mund ta arrijë ish-shokun e tij tek Barça, Lionel Mesin.
“Leo për ne, do të jetë gjithmonë lojtari më i mirë në botë. Njerëzit duhet të zgjidhnin, dhe ato zgjodhën 3 lojtarë, të cilët bënë mirë këtë sezon. Por për njerëzit si unë apo dhe shumë të tjerë, kjo gjë nuk e ndryshon faktin që Mesi, mbetet më i miri”, përfundoi Samuel Eto.