Etherixh, filipinasi që shkruajti historinë në Angli!

Ishte një debutim i hidhur në Premier League 2018-2019 për Kardifin, që ka humbur 2-0 në transfertë ndaj Bornmuthit. Por, për portierin Neil Etherixh, megjithatë, do të jetë një ndeshje për t’u mbajtur mend gjatë… Dhe jo vetëm për të, duke qenë se ardhja e tij në Premier është një rekord!

Etherixh, në fakt, ishte i pari futbollist filipinas që ka luajtur një ndeshje në elitën angleze. Ndehsje në të cilën ai ka pritur edhe penallti, ndaj Uilsonit kur rezultati ishte 1-0, por nuk arriti që të shmangte golat e Frezërit dhe Uilsonit në kohën shtesë.

Në Filipine, megjithatë, është festuar, sepse ky shtet është i 114-ti që përfaqësohet në Premier League dhe falë Etherixhit.

Por, sikur të mos mjaftonte penalltia në ndeshjen hapëse, Etherixh ka pritur një tjetër 11-të metërsh, këtë herë përballë Njukasëllit, në javën e dytë, duke ruajtur portën e paprekur dhe fiksuar barazimin 0-0 për Kardifin.

https://www.youtube.com/watch?v=jwqDZR9WbfU

Profesionist prej vitit 2008, pas aventurës me të rinjtë e Çelsit dhe Fulhamit, Etherixh, pikërisht në pesë sezonet e tij me Fulham debutoi në Europa League, por kurrë nuk kishte zbritur në fushë në Premier.

Më pas, erdhën huazimet te Çarltoni, Bristol Roversi dhe Krju Aleksandra, që e çuan në League One dhe League Tëo, përpara ngjitjes në Championship me Oldham Atletik në sezonin 2014-2015 dhe i dhënë huazim te Çarltoni, ndërsa më pas League One me Ualsal.

Sezonin e shkuar, transferimi te Kardifi, ku mbrojti portën në një galopim fantastik për uellsianët, që u ngjitën në Premier League: tani porta është e tij, ashtu si skena. Në Filipine kanë hapur shampanjën, ndërsa Etherixh ende nuk i beson syve për atë që po ndodh: dy penallti të pritura në dy ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *