Është yll bote me Bayern Munchen dhe Barcelonën! Lojtarët e Shqipërisë duhet të dëgjojnë Lewandowski: Goli në Botëror ishte ëndrra e fëmijërisë

Një yll bote me Bayern Munchen dhe tani me Barcelonën. Ishte shumë pranë fitimit të Topit të Artë, një padrejtësi ia mohoi. Por pavarësisht se kishte arritur gjithçka në karrierën e tij, deri dje, Lewandowski nuk kishte shënuar ende golin e parë në Botëror.

Këtë e realizoi në ditën e djeshme kundër Arabisë Saudite. Menjëherë pas këtij realizimi, Lewandowski ka shpërthyer në lot. Më pas do të tregonte gjithçka për emocionet e përjetuara: “Jam i vetëdijshëm që kur luaj për Poloninë, është gjëja më e rëndësishme për mua. Kam ëndërruar që fëmijë të shënojë në Botëror, tani u bë realitet.

Në ndeshjen e parë humba një penallti, u përpoqa të mësoja prej saj. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë bëhem emocional”, tha Lewandowski. Kjo deklaratë duhet të dëgjohet edhe nga lojtarët e Shqipërisë. Pavarësisht klubeve dhe emrave ku luajnë, një gol në Botëror me Kombëtaren është adrenalinë që nuk përsëritet as për yje si Lewandowski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online