“E kanë pjesë të kulturës me arbitrat”! Trajneri i Iranit i kthehet keq Klinsmanit: E prisja nga një amerikano-gjerman, një turp për futbollin

Duke folur në rolin e tij si ekspert në BBC pas fitores 2-0 të Iranit në Kupën e Botës ndaj Uellsit të premten, Klinsmann sugjeroi se lojtarët e Iranit kishin një predispozitë kulturore për të sulmuar gjyqtarët për faulle dhe se kjo i përshtatej Queiroz si trajner i tyre.

“Është kultura e tyre, është mënyra e tyre për ta bërë këtë. Kjo është arsyeja pse Carlos Queiroz përshtatet shumë mirë me kombëtaren iraniane. Ai luftoi në Amerikën e Jugut, nuk arriti të kualifikohej me Kolumbinë dhe më pas dështoi të kualifikohet edhe me Egjiptin. Pak para Botërorit u kthye dhe trajnoi Iranin ku punoi për një kohë të gjatë.

Kjo nuk është rastësi, është e gjitha me qëllim, është pjesë e kulturës së tyre dhe si luajnë ata. Pankina është gjithmonë duke kërcyer dhe duke ushtruar presion mbi gjyqtarin e katërt në vijën anësore. Ata janë në vesh dhe në fytyrën e tij gjatë gjithë kohës. Keiffer Moore ndoshta do t’ju tregojë disa histori pas kësaj ndeshje, kishte shumë pak incidente që ne as nuk i pamë”, tha Klinsman.

Por në një seri postimesh në Twitter, Queiroz iu kundërpërgjigj Klinsmann duke kritikuar ashpër komentet e tij. Ai e ka ftuar ish-lojtarin e Gjermanisë në kampin e Iranit për të ndryshuar pikëpamjet e tij, por vetëm nëse 58-vjeçari jep dorëheqjen nga roli i tij në grupin e studimeve teknike të FIFA-s, ku një ekip ish-lojtarësh dhe trajnerësh të udhëhequr nga Arsene Wenger, ofron raporte dhe analiza për çdo ndeshje të Kupës së Botës në FIFA.

“I dashur Jurgen, ti ke marrë iniciativën të më quash Carlos, ndaj besoj se është e drejtë të të quaj Jurgen. Edhe pa më njohur personalisht, ti e vë në dyshim karakterin tim me paragjykime tipike të superioritetit. Sado që unë respektoj atë që ke bërë në fushë, ato komente për kulturën iraniane, kombëtaren iraniane dhe lojtarët e mi janë një turp për futbollin. Askush nuk mund të cenojë integritetin tonë nëse nuk është në nivelin tonë, sigurisht. Megjithatë, ne dëshirojmë t’ju ftojmë si mik, për të ardhur në kampin tonë të kombëtares, të jemi me lojtarët e Iranit dhe të mësojmë prej tyre për vendin, popullin e Iranit, poetët dhe artin, algjebrën…”, ka shkruar portugezi dhe ka shtuar:

“Dhe gjithashtu dëgjoni lojtarët tanë se sa shumë e duan dhe respektojnë futbollin. Si amerikan/gjerman, ne e kuptojmë se nuk kemi mbështetjen tuaj. Nuk ka problem. Dhe pavarësisht vërejtjeve tuaja të egra në BBC që përpiqen të minojnë përpjekjet, sakrificat dhe aftësitë tona, ne ju premtojmë se nuk do të bëjmë asnjë gjykim për kulturën, rrënjët dhe origjinën tuaj dhe se do të jeni gjithmonë të mirëpritur në familjen tonë. Në të njëjtën kohë, ne thjesht duam të ndjekim me vëmendje të plotë se cili do të jetë vendimi i FIFA-s në lidhje me pozicionin tuaj si anëtar i Grupit të Studimit Teknik të Katarit 2022. Sepse, padyshim, ne presim që ju të jepni dorëheqjen përpara se të vizitoni kampin tonë”, shkruan trajneri i Iranit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online