“Është thelbësor për ne“, trajneri “përkëdhel” Vrionin pas rikthimit me gol: Djali ka personalitet, shpagoi dëmtimin

Xhakomo Vrioni festoi në mënyrën më të mirë ritkhimin e tij pas atij dëmtimi që e la jashtë skuadrës për plot 5 muaj. Sulmuesi shqiptar shënoi që në ndeshjen e dytë pas rekuperimit, duke sjellë edhe fitoren e skuadrës me golin e tij. Fjalët mira për të nuk munguan as nga trajneri Lamberto Zauli. Ky i fundit, në intervistën e dhënë pas ndeshjes “përkëdhel” talentin e Kombëtares sonë, teksa shprehet se Vrioni është thelbësor për bardhezinjtë dhe vlerëson cilësitë e tij.

“Ishte një mungesë shumë e rëndësishme. Djali ka personalitet, përvojë, cilësi. Për ne është thelbësor. Pastaj, mendoj se ky gol është shumë i rëndësishëm për të. Si lojtar, kam përjetuar edhe unë një dëmtim fatkeqësisht të keq. Kthimi dhe të qenit protagonist menjëherë nuk i anulon 5 muaj sakrificë dhe riedukim, por ju jep shpagim”, ka thënë Lamberto Zauli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *