“Është thelbësor”! Hysaj konfirmon veten dhe merr vlerësimin e mediave: Ndërhyrje ndaj Leaos që shpëtoi rezultatin

Elseid Hysaj konfirmon edhe ndaj Milanit formën e tij të mirë që po kalon në këtë vit të ri kalendarik. Shkodrani i është rikthyer niveleve të tij të larta dhe kjo dallohet në ndeshjet e fundit që ka zhvilluar me fanellën e Lazio-s. Hysaj bëri një paraqitje pozitive edhe mbrëmjen e djeshme kundër Milanit, duke mos pasur probleme në mbulimin e Messias-it dhe Leaos.

“Tuttomercatoweb” e vlerëson me notën 6.5 paraqitjen e lojtarit shqiptar, të cilin e konsideron si thelbësor. Media italiane thekson edhe ndërhyrjen e bërë kundër Leaos, e cila mbart një rëndësi të madhe për faktin se mund të shmangte një gol të sigurt për Milanin.

“I konfirmuar pas paraqitjeve të fundit të mira. Nuk të vje.dh syrin, por është thelbësor. Ai i lejon pak Messias-it, një ndërhyrje që shpëton rezultatin ndaj Leaos”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga “Tuttomercatoweb” për Elseid Hysajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online