VIDEO/ Trajneri i Shqipërisë tregon skemën më të preferuar, e nis me 4-3-3 dhe ka një ndryshim të madh nga Reja

Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë dhe do të ketë në dorë fatin e kuqezinjëve në kualifikueset e Europianit. Braziliani ka punuar me trajnerë të mëdhenj të futbollit botëror dhe për këtë arsye pritet shumë prej tij në Kombëtare. Së fundmi Sylvinho ka treguar më tepër për skemën e tij të preferuar dhe mënyrën sesi e sheh futbollin.

Kjo nuk do të thotë se me patjetër do të zbatohet te Shqipëria pasi Sylvinho e tha qartë se skemën e vendos në bazë të përbërjes së lojtarëve. Megjithatë mjafton për të kuptuar një ide të parë mbi brazilianin dhe mënyrën sesi do të sillet në fushë.

Sylvinho është shprehur se skema e tij e preferuar është 4-3-3. Në momentin që kundërshtari i luan me po të njëjtën skemë, atëherë ndryshon në 4-2-3-1. Ndërkohë kur dy qendërmbrojtsat kundërshtarë mundohen që të organizojnë lojën, presioni i preferuar i Sylvinhos është në skemën 4-4-2.

Gjithçka është e qartë, në momentin që mbrojtësi kundërshtar sulmon, atëherë sulmuesi i Kombëtares duhet të kthehet deri në mbrojtje për të vazhduar duelin me të, nëse këto ide do të zbatohen te Shqipëria. Në ndryshim nga Reja që praktikonte të njëjtën skemë pa ndryshuar asgjë, Sylvinho kërkon që të ndryshojë shumë herë brenda lojës në varësi sesi i sillet kundërshtari, edhe pa ndryshuar asgjë nga lojtarët, pra pa kryer zëvendësime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online