A na duhet një trajner mendor? Sarri lëshon gojën daj gazetarit: Po çfarë m**** po bëj unë?

Mauricio Sarri ka krijuar një Lazio mjaft konkuruese këtë sezon, ku po garojnë fuqishëm për të siguruar një vend në Champions League. Bardhekaltrit mposhtën mbrëmjen e djeshme Milanin me një rezultat të thellë 4-0, duke shtuar më tepër entuziasmin te tifozët. Sarri është pyetur në konferencën për shtyp nëse do i nevojitej një trajner mendor, por i është përgjigjur duke e lëshuar gojën për një moment.

“Do të na duhet një trajner mendor? Jo, sepse 80% e trajnerëve mendorë janë të rremë. Nëse më duhet të marr dikë, do të marr një psikolog sportiv, përndryshe çfarë m**** po bëj unë? Problemi ynë është se nëse në një ndeshje gabojmë 15 minuta, rrezikojmë të humbasim”, ka deklaruar Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online