Torino ka marrë një barazim të çmendur me rezultatin 4-4 kundër Atalantës. Megjithëse në fund ka dalë me vetëm një pikë nga stadiumi, Juriç është shprehur në intervistën pas ndeshjes se ndihet i lumtur për atë që prodhoi në fusha e lojës. Trajneri i Torinos ka shpjeguar gjithashtu edhe arsyen përse në portë nuk ishte Berisha.
“Berisha kishte temperaturë, ishte zgjedhje teknike. Eshtë mirë të kesh dy portierë të tillë. Për mendimin tim nuk kishte shumë gabime në mbrojtje. Duhej pak vëmendje, por ishte një ndeshje spektakolare, më e mirë se një 0-0 e trishtuar. Pashë lojtarë me cilësi, teknikë, një ndeshje vërtet të mirë.
Në futboll duhet të bësh zgjedhje, ose të mbetesh prapa dhe të vuash, siç bëri Torino sezonet e fundit, ose të shkosh dhe t’i marrësh ato lart. Ndeshjet e tjera, në të cilat barazuam, më kanë mërzitur, por sot jam i lumtur”, ka deklaruar Ivan Juriç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/