Është supersticioz! Keni dëgjuar për ritet nga më të ndryshmet, por Gavi luan me këpucë të zgjidhura për fat

Barcelona mund të ndodhet në krizë rezultatesh, por asnjëherë nuk ka thatësirë për prodhimin e talenteve. Pas Pedrit, është Gavi si lojtari kryesor që ka marrë vëmendjen maksimale. Vetëm 17-vjeç dhe luan në mesfushë si të kishte vite të tëra mbi shpinë.

Gavi nuk i ka shpëtuar “fiksimeve” që kanë shumë futbollistë të njohur në Europë, për të qenë supersticioz për ndeshjen e futbollit. Së fundmi ishte De Gea që shihej teksa prekte shtyllën me dorë gjithmonë pasi Manchester United arrinte që të shënonte një gol.

Ndërkohë Gavi është një rast disi më i rrallë, pasi luan gjithmonë me këpucë të zgjidhura. Kjo nuk i përbën problem mesfushorit dhe nuk po ndikon për keq në performancat e tij, ndërsa 17-vjeçari nuk ka ndërmend që të heq dorë, sidomos duke parë suksesin e arritur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *