“Është si shërbimi ushtarak, je i detyruar”! Ish-trajneri i Tiranës kërkon të marrë Nigerinë: Unë kam besim, mund të luftojmë për Kupën e Botës

Egbo shkroi historinë te Tirana duke kthyer titullin kampion te bardheblutë, ndërsa së bashku me këtë trofe theu edhe mallkimin në derbi kundër Partizanit. Tani objektivi dhe qëllimi kryesor i këtij trajneri është të marrë drejtimin e Kombëtares në vendin e tij, në Nigeri.

Nigeria ka larguar së fundmi trajnerin e saj, Jose Peseiro, ndërkohë që Egbo në një deklaratë për “Channels Tv” u shpreh gati për ta drejtuar këtë Kombëtare. “Nigeria është shtëpia ime. Edhe pse kam një pasaportë europiane, zemra ime është bardh e gjelbër.

Jam gjithmonë gati t’i përgjigjem kësaj thirrje dhe të kontribuoj në ngritjen e futbollit tonë në lartësi edhe më të mëdha. Ne kemi potencial për të sfiduar për Kupën e Botës dhe kjo është një ëndërr që unë besoj se mund t’ia arrijmë. Është si të shërbesh në ushtri, kur kombi juaj ju thërret, ju përgjigjeni”, shprehet Egbo. /Sport Ekspres/