VIDEO/ Festoi para syve të fëmijës 13-vjeç, trajneri i Coventry zbulon pse i doli situata nga kontrolli: Më hodhi topin dhe u largua me buzëqeshje në fytyrë

Wolverhampton u përball me Coventry City në çerekfinalen e FA Cup. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ndryshoi në minutat e fundit, teksa Coventry fitoi në shifrat 2-3. Pak para vërshëllimës së fundit, Wolves po kryesonte në shifrat 2-1. Më pas, në kohën shtesë, Ellis Simms dhe Haji Wright shënuan dhe Coventry fitoi 3-2.

Pati një situatë të pazakontë pas golit të Wright. Trajneri i Coventry-t, Mark Robins, vrapoi drejt një djaloshi 13-vjeçar që mban topin në stadiumin e Wolves dhe festoi golin para tij.

Më pas Robins kërkoi falje për sjelljen e tij dhe sqaroi gjithçka. “Djaloshi hodhi topin më herët dhe u largua me një buzëqeshje në fytyrë, prandaj reagove. Ne shënuam dhe unë shkova dhe festova para tij. Në fund të fundit është një fëmijë, më vjen keq për të”, tha Robins. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/