Është shpresa e madhe e Granadës, Uzuni e nis si titullar në La Liga kundër Atletikos s Madridit

Myrto Uzuni do të luajë sot ndeshjen e parë në La Liga për këtë sezon. Këpuca e Artë e La Liga 2 është shpresa e madhe e Granadës në këtë edicion të ri futbollistik për të arritur objektivat e klubit. Skuadra spanjolle ka publikuar formacionin zyrtar, në të cilin ndodhet edhe emri i Myrto Uzunit, që së bashku me Kajehonin do të formojnë repartin e sulmit.

Sulmuesi shqiptar ka rastin të dëshmojë se sa shumë vlen, teksa sot do të ketë përballë një kundërshtar mjaft me emër. Bëhet fjalë për Atletikon e Madridit, e cila nën drejtimin e Simeones ka arritur që vitet e fundit të thyejë hegjemoninë e dyshes Barcelona-Real Madrid./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *