“Është punëtor shumë i madh”! Armando Sadiku vlerëson Silvinjon: Po na nxjerr më të mirën, le të shkojmë prapë në Europian

Armando Sadiku është rikthyer në Kombëtare pas shumë kohësh mungese. Në një intervistë për “Gazeta Blic Sport”, sulmuesi e ka vlerësuar punën e madhe të bërë nga Silvinjo. Gjithashtu Sadiku tregoi dëshirën e madhe për të përsëritur suksesin e Europianit të Francës.

“Trajneri Sylvinho po nxjerrë më të mirën nga ne. Është një punëtor shumë i madh dhe është duke bërë një punë shumë të madhe dhe të palodhshme me ne çdo ditë dhe ne jemi shumë të kënaqur me idetë dhe gjërat e reja që po aplikon në ekip. Jemi duke e ndjekur me shumë vëmendje dhe po i zbatojmë urdhërat e tij.

Kundër Moldavisë në ‘Air Albania’ ishte një mbrëmje e paharrueshme, ku i gjithë stadiumi ishte i mbushur dhe besoj që ishte një faktor që ne e fituam ndeshjen, por do kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë deri në ndeshjen e fundit në nëntor kundër Ishujve Faroe dhe shpresojë që të përsëritet historia dhe ne të shkojmë në Europian, sepse ne do japim 100% me këtë grup lojtarësh që kemi në çdo ndeshje dhe shpresojë që shkojmë sërish në Europian”, tha Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online