Adnan Januzaj ka gjetur veten më së miri te Real Sociedadi, ku ka fituar vendin e titullarit dhe ka bindur me lojën e tij në fushë. Megjithatë, lojtari shqiptar ka vendosur të ndajë rrugët me klubin spanjoll, pasi tashmë e sheh veten gati të bëjë hapin e radhës në karrierë.
“Mundo Deportivo” raporton se Raiola e ka bërë të qartë kushtin për klientin e tij. Menaxheri i njohur kërkon ta dërgojë Januzajn në një skuadër pjesëmarrëse në Champions League, për këtë arsye bisedimet për rinovim me Real Sociedadin janë ngrirë.
Kjo situatë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Napoli, që ka kërkuar informacione mbi futbollistin që përfaqëson simbolet e Belgjikës. Të kaltrit këtë sezon po lu.ftojnë për titullin kampion në Serie A, ndërsa një vend në Champions League duket thuajse i sigurtë për ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/