“Është një futbollist i madh”! Në Poloni marrosen pas Ernest Mucit: Nuk mund të qëndrojë në stol, mund të godasë dhe kjo nuk është gënjeshtër

Ernest Muci po kalon një formë shumë të mirë te Legia e Varshavës. Megjithatë në disa raste ish-lojtari i Tiranës i ka nisur takimet edhe nga stoli. Kështu ndodhi edhe ndaj Austrisë së Viennës në Conference League, por Muci hyri në fushë dhe ngushtoi shifrat në 1-2, duke i lënë ende shpresë kualifikimi polakëve.

Në Poloni janë të marrosur pas Mucit dhe një një podkast shihet qartë mendimi që ka ambienti i futbollit atje për lojtarin e Shqipërisë. “Ernest Muci është një futbollist i madh. Nuk ka kalkulime për të, është një nga ata lojtarë që mund të thuhet se të godet dhe kjo nuk është gënjeshtër. Për mua duhet të luajë nga minuta e parë. Nuk mund të ulet në stol kurrsesi në një formë të tillë”, thuhet në Poloni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online