“Është në botën e tij, ka lindur për futbollin”! 17-vjeçari i Spanjës që të kujton Iniestën, i zvarrit lojarët e Suedisë me lëvizjet e tij

Disa rezultate janë sakrifikuar nga Spanja për hir të së ardhmes dhe brezit të ri. Luis Enrique po shijon frytet e besimit që i ka dhënë talenteve të rinj, ku mes tyre futet edhe Gavi. Vetëm 17-vjeç dhe trajneri nuk e mendon dy herë për t’i besuar nga minuta e parë kundër Suedisë, në atë fitore që është marrë në shifrat 1-0.

Gavi ishte një prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes, duke marrë të gjithë duartrokitjet e tifozëve. Me lëvizjet e bëra në fushë, shpeshherë të kujtonte Iniestën, duke marrë zvarrë futbollistët kundërshtarë. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Enrique është shprehur: “Gavi jeton në botën e tij. Është vetëm 17-vjeç dhe është e vështirë që të gjesh një tjetër me këtë personalitet. Ka lindur për futbollin”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *