“Është ndeshja e fundit që luaj në Katar!”, Shnajder shpërthen, por pendohet

Mesfushori i famshëm Uesli Shnajder ka kërcënuar se nuk do të luajë më kurrë në Katar, pasi u ndëshkua me karton të kuq dje në ndeshjen e fundit të ekipit të tij Garafa, që fitoi 2-0 në fushën e Katar SC.

34-vjeçari shënoi 2 golat, por në fundin e takimit u ndëshkua me karton të kuq, çka e tërboi, aq sa duke u larguar nga fusha në nerva e sipër tha: “Është ndeshja e fundit që luaj në Katar!”. Më pas hoqi tërë nerva shiritin e kapitenit.

Gjithsesi, sot ish-ylli i Holandës (134 ndeshje me kombëtaren) ka bërë kthesë, duke postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku sqaron se nuk ka asgjë kundër Katarit: “Kur po luaja një ndeshje futbolli, reagova në nerva e sipër, për shkak se mora një karton që nuk e meritoja. Megjithatë, për të fshirë spekulimet mediatike: Më pëlqen të jetoj dhe luaj futboll në Katar!”.

Shnajder ka shkuar në Katar në janar të këtij viti dhe në sezonin aktual ka shënuar 7 gola në 9 ndeshje, por skuadra e tij është shumë larg kreut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *