Është më shumë drejt një barazimi në letër, shikoni sesa kuotohet fitorja e Shqipërisë kundër Kilit

Shqipëria do të përballet kundër Kilit nesër në orën 20:45. Kjo përballje do të zhvillohet në Itali dhe pritet me shumë interes nga ana e tifozëve shqiptarë. Por cili është kuotimi për këtë përballje?

Fitorja e Shqipërisë kuotohet më lartë, me koeficentin 3.00. Ndërkohë suksesi i Kilit kuotohet me 2.38, ndërsa barazimi me 3.25. Pra në letër, kjo ndeshje duket më shumë drejt një barazimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/