Një ditë përpara ndeshjes miqësore kundër Kilit, njihuni me orën kur Silvinjo del në konferencën për shtyp

Shqipëria do të përballet kundër Kilit në një takim miqësor. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini”. Një ditë përpara ndeshjes vijnë edhe konferencat zyrtare për shtyp për trajnerët.

Trajneri Silvinjo do të dalë sot që të flas për këtë takim dhe çdo gjë tjetër në orën 18:30. Pritet të shihet me vëmendje të madhe për të kuptuar pak nga lëvizjet që Silvinjo do të bëjë nesër te Kombëtarja. /Sport Ekspres/