“Të them të drejtën, nuk e njihnim fare Shqipërinë”! Gazetari nga Kili: Mësuam diçka për ju vetëm kur u zyrtarizua miqësorja jonë

Shqipëria do të luajë kundër Kilit, në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në 22 mars. Emisioni Koha Shtesë ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur nga Kili, Diego Saez, i cili foli mbi këtë ndeshje. (Më poshtë gjeni videon e emisionit të plotë me gazetarin nga Kili)

“Të them të drejtën, nuk dinim shumë rreth Shqipërisë përpara këtij takimi miqësor. Filluam të kërkonim më pas në internet për Shqipërinë pasi mësuam se do të luajmë kundër jush. Kemi kërkuar informacione për këtë Kombëtare, trajnerin. Jeni shumë mirë në renditjen e FIFA-s, gjithashtu jeni kualifikuar në Europian ku janë Kombëtaret më të forta, besoj se ndeshja me ju do të jetë një test i mirë edhe për Kilin.

Shqipëria mund të fitojë kundër nesh. Ka shumë gjasa të ndodhi kështu pasi ne nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Tani kemi marrë një trajner të ri, Gareka, do ta shohim sesi do të shkojë historia e tij.

Lojtarët e Shqipërisë? Nuk njihja askënd tjetër më para përveç Kristjan Asllanit, është shoku i Alexis Sanchez dhe luan te Interi. Kjo tregon shumë për futbollistët shqiptarë. Megjithatë përvec Asllanit, nuk njoh dikë tjetër”, tha Saez. /Sport Ekspres/