“Është me e dhj*** nga sa e imagjinoja”, Nejmari zbulon bisedën me Tiago Silvën pas eliminimit: Më vjen për të qarë sa herë e kujtoj

Nejmari ka shpërndarë me ndjekësit pjesë të bisedave që ka pasur me shokët e tij të skuadrës te Brazili pas eliminimit nga Kroacia. Sulmuesi i PSG-së i ka shkruar Rodrigos, Markinjosit dhe Tiago Silvës dhe trishtimi që ka kapluar seleçaon e Brazilit është krejtësisht i dallueshëm.

“Duhet të vazhdojmë përpara. Fatkeqësisht kështu është. Doja kaq shumë të të jepja ty këtë Kupë Bote. Ti, Dani (Alves) dhe unë e meritojmë shumë. Por Zoti ka një qëllim për ne dhe ai di gjithçka“, shkruan Nejmari për Tiago Silvën.

Ndërkohë mbrojtësi i është përgjigjur: “Vëlla, është më e dhj*** nga sa e imagjinoja, vërtetë! Nuk e përballoj dot. Nuk e besoj dot që humbëm. Nuk e besoj dot. Sa herë që e kujtoj më vjen për të qarë. Por do të bëhet më mirë”./Halit Delibashi-Sport Eksores/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online