VIDEO/ Tirana thyen “mallkimin” me goleadë, bardheblutë luajnë me një portë ndaj Kastriotit

Kastrioti deri më tani ishte “macja e zezë“ e Tiranës, por “mallkimi“ është thyer mbrëmjen e sotme. Madje me goleadë. Bardheblutë e kanë kthyer në një ndeshje me një portë, teksa fitoi me rezultatin 4-0. Redon Xhixha është ai që hap serinë e golave. Kallaku fiton një 11 metërsh dhe Xhixha shkon të godasë topin. Sali arrin të presë penalltinë, por topi shkon më pas sërish në këmbët e Xhixhës dhe këtë herë goli është i pashmangshëm.

Kryeqytetasit sulmojnë sërish për të gjetur golin, por portieri është në lartësinë e duhur. Megjithatë aksionet e shumta bëjnë që Tirana të gjejë sërish rrugën e rrjetës. Kallaku tund rrjetën në minutën e 36, ndërsa në të 44-tën ishte Patrik që e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0. Në të dytën Tirana vijon të mbajë të paprekur rrjetën, megjithëse Karakaçi iu afrua golit, por topi goditi shtyllën. Bardheblutë shënojnë përsëri në minutën e 84-t me anë të Nikqit, i cili mbyll çdo histori në këtë takim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online