Është kthyer në ambasadorin më të mirë të Shqipërisë, Uzuni: Tani spanjollët duan të vijnë për pushime në vendin tonë

Shpesh sporti bën të mundur atë që politika e ka të vështirë ta arrijë. Të shumta janë rastet kur sportistët kthehen në ambasadorët më të mirë të një shteti. I tillë është edhe rasti me Uzunin. Mjafton një sezon i shkëlqyer me fanellën e Granadës për t’i rrëmbyer zemrat të gjithë tifozëve të skuadrës bardhekuqe. Tifozë të cilët, duke marrë shkas nga paraqitjet fantastike të Uzunit në fushë, janë bërë kuriozë edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora TV”, lojtari beratas ka treguar se janë të shumtë në numër spanjollët që e pyesin për Shqipërinë dhe që i kanë shprehur dëshirën për të vizituar vendin tonë.

“Tani shumë spanjollë janë kuriozë për Shqipërinë. Më pyesin gjithmonë kur më ndalojnë në rrugë për të bërë foto. Shumë spanjollë duan të vijnë në Shqipëri për pushimet verore“, ka treguar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online