“Është kërcënim për rivalët, ka diçka të veçantë”, trajneri i Southampton duartroket Armando Brojën dhe pohon se e ndihmoi goli me Shqipërinë

Goli i Armando Brojës ndaj Leeds mjaftoi që Southampton të merrte fitoren e parë në këtë sezon në “Premier League”. Pra festa e çlirimit ishte jo vetëm te sulmuesi shqiptar, por edhe te trajneri Hasenhutl. Ky i fundit kishte jo pak dyshime nëse Broja do të luante për 90 minuta, ndërsa zgjodhi që t’i besonte si titullar për herë të parë. Arsyeja? Goli i shënuar me Shqipërinë kundër Hungarisë.

“Kjo fitore ishte shumë e merituar, ishim më të rrezikshëm se ndaj Chelsea-t. Broja? Kur luajti nga minuta e parë me Sheffield, nuk ishte aq i impresionuar nga ai. Performanca e sotme ishte shumë e mirë, shumë herë më mirë sesa me Sheffield. Goli do t’i japi besim Brojës dhe me të vërtetë që ky djalosh ka diçka të veçantë.

Është kërcënim te zona rivale dhe ka shpejtësinë e duhur për të arritur te një mbrojtës dhe që të godas portën. Adams ishte i dëmtuar, na duhej një sulmues i madh. Armando shënoi me Shqipërinë dhe mendova se do të ishte momenti i duhur për të që të na tregonte se mund të luajë për 90 minuta”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *