“E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 3-vjeç”, Armando Broja: Gol në debutim si titullar, nuk mund të shkonte më mirë

Armando Broja ishte njeriu që i dhuroi fitoren Southampton ndaj Leeds. Kjo ishte hera e parë që sulmuesi shqiptar e nisi si titullar dhe goli i parë për të në Premier League, njëkohësisht edhe hera e parë që Southampton fitonte për këtë sezon në kampionat. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Broja ka treguar emocionet e përjetuara:

“Ishte mahnitëse që të luaja nga minuta e parë në “Premier League”, kam ëndërruar për këtë moment që kur isha 3-vjeç. Të shënoja që në debutim ishte ëndërr e bërë realitet, nuk mund të kërkoja për më mirë. Ishte moment fantastik. Për mua është momenti më i mirë në karrierë dhe shpresoj se gola të tjerë do të vijnë në të ardhmen. Redmond ma vendosi golin në “pjatë” dhe unë e shënova”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online