Është heroi i Meksikës, portieri Ochoa tregon sekretin: Studiova një muaj penalltitë e Lewandowski-t

Ochoa është përsëri heroi i Meksikës. Portieri 37-vjeçar ka pritur penalltinë e Lewandowski-t në minutën e 58 të takimit kundër Polonisë, duke i dhënë kështu skuadrës së tij një pikë. Por e gjitha kjo nuk ishte një rastësi. Ochoa ka zbuluar në konferencën për shtyp se ka studiuar penalltitë e sulmuesit polak muajin e fundit dhe puna e tij u shpërblye gjatë ndeshjes.

“Ne kemi punuar për këtë dy javët e fundit, madje edhe muajin e fundit së bashku me trajnerin e portierëve. Është gjithmonë e vështirë kur shikon videot e penalltive të Lewandowski-t. Ju shikoni më shumë se 50 penallti dhe nuk dini kurrë se cilin vend të zgjidhni. Jam i lumtur që e prita penalltinë e tij dhe e mbajta me zero (gola) në këtë ndeshje”, ka deklaruar Guillermo Ochoa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online