Armando Broja është gati për të luajtur një ndeshje pas shumë kohësh te Chelsea. Sulmuesi shqiptar ka zbritur në fushën e blertë dhe po stërvitet me pjesën tjetër të grupit. Gjithçka po shkon si duhet dhe tani pritet që Broja të marrë disa minuta.
Miqësorja e parë e Chelsea do të jetë ajo kundër Wrexham në 19 korrik. Ai do të jetë testi i parë për Armando Brojën në drejtimin e Pochetino, teksa sulmuesi shqiptar është në provë deri në mbylljen e këtyre miqësoreve për të mësuar përfundimisht fatin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/