I dërguan në Hungari për ndeshjen e kthimit! Portieri i Bate Borisov i frikësohet Partizanit: Nuk do të jetë e lehtë, më mirë të luanim në Bjellorusi

Partizani do të përballet ndaj Bate Borisov në ndeshjen e parë të Champions League. Ndërkohë në përballjen e kthimit, të kuqtë do të udhëtojnë në Hungari. Kjo pasi Bate është e dënuar ashtu si çdo ekip tjetër bjellorus për shkakun e situatës së luftës në Ukrainë dhe ndihmesës që i kanë dhënë si shtet Rusisë. Portieri i Bate Borisov, Andrey Kudravets, e ka vlerësuar shumë Partizanin dhe u shpreh se ndeshja e kthimit në Bjellorusi do të shkonte më shumë përshtat.

“Po përgatitemi për ndeshjen me Partizanin dhe jemi gati për ta luajtur atë. Është e qartë se rivali ynë nuk është aspak i lehtë, por në përgjithësi nuk ka kundërshtarë të lehtë në këtë moment të Champions League. E dimë që nuk do të jetë përballje e lehtë. Ndeshja e kthimit në Hungari? Dihet që do të ishte më mirë të luanim në Bjellorusi, megjithatë Hungaria ka shumë fusha cilësore, stadiume të bukura dhe do të jetë atmosferë e mirë”, tha Kudruvets. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online