VIDEO/ Rivali i Partizanit në Champions League e mbyll ndeshjen mes komedisë, mesfushori i njohur për trukime ndeshjesh lë nam në rolin e portierit

Bate Borisov po vazhdon që të luajë në kampionat, ndërsa pak ditë më vonë do të përballet kundër Partizanit. Në ndeshjen e djeshme, kjo skuadër arriti që të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Shakhtar Soligorsk. Por mënyra sesi u mbyll ndeshja ishte një komedi më vete. Në një kundërsulm, mbrojtësi i Shaktor i bën ndërhyrje horror lojtarit të Bates, por gjyqtari vazhdoi aksionin pasi Kontsevoi ishte përballë portierit mik.

Sergej Ignatovich arriti ta ndal me faull sulmuesin e Bate Borisov duke u ndëshkuar me karton të kuq. Për shkak se të gjitha zëvendësimet ishin kryer, në vendin e portierit të Shakhtar Soligorsk hyri mesfushori dhe kapiteni Nikita Korzun, që më parë ka qenë dënuar për trukime ndeshjesh. Me siguri që Nikita nuk do ta mendojë më në të ardhmen për të bërë rolin e portierit pasi qëndrimi i tij në goditjen e penalltisë ishte shumë qesharak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online