Është ekipi më në formë në Serinë A, Etrit Berisha mund të transferohet te Napoli

Viti i ri me shumë mundësi e gjen Etrit Berishën në një tjetër ekip. Portieri shqiptar ka humbur rolin e titullarit te Torino dhe largimi duket e vetmja mundësi për të. Pas Salernitanës, tashmë një tjetër ekip del në skenë për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ekipin më në formë të Serisë A, Napolin. “Il Mattino” shkruan se Torino kërkon të marrë shërbimet e Sirigusë, i cili këtë sezon nuk ka luajtur me të kaltrit dhe shpesh herë ka shfaqur edhe shqetësime fizike. 35-vjeçari ka luajtur më parë me Torinon dhe një rikthim te ky klub ndoshta do i jepte më tepër hapësira.

Por për të mbërritur deri në këtë pikë drejtuesit e klubit torinez kanë menduar të përdorin Berishën. Në fakt, një propozim ka mbërritur në tryezën e Napolit për të shkëmbyer dy portierët në fjalë. Një transferim i tillë është duke u menduar nga të kaltrit, të cilët do të vendosin në ditët në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online