“Skuka ngopet shpejt”, Ledio Pano kërkon më shumë gola nga sulmuesi i Partizanit: Bëje për ekipin dhe shokët

Partizani fitoi falë dy golave të shënuar nga Bitri dhe Skuka kundër Kukësit. Por sulmuesi i të kuqve kishte mundësinë të shënonte edhe më tepër, gjë të cilën nuk e bëri. Një kritikë vjen për këtë fakt në drejtim të Skukës. Ledio Pano ka thënë për “Oversport” se 24-vjeçari ngopet shpejt me golat e shënuar dhe se duhet të kërkojë më tepër nga vetja, pasi cilësitë nuk i mungojnë.

“U ngop me golat e shënuar. Ngopet shpejt Skuka. Kishte raste të tjera në pjesën e parë dhe nuk e bënte kur e gjente kundërshtarin e mposhtur fizikisht. Duhet të kërkosh më tepër nga vetja. Bëje për ekipin dhe shokët. I ka mundësitë prandaj ia kerkojmë”, ka thënë Ledio Pano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online