“Është çmenduri“/ Bonuçit i duket absurd sistemi “play off”: U kualifikuan ekipe me 5 humbje, ne humbëm një në minutën e 92-të

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Italia mbetet për të dytën herë radhazi jashtë Kampionatit Botëror. Vetëm pak muaj pasi fituan Europianin, axurrët u eliminuan në mënyrë befasuese nga Maqedonia e Veriut. Leonardo Bonuçi nuk e ka fshehur zgjënjimin e madh në prononcimin e tij për mediat në lidhje me këtë çështje. Mbrojtësi i Juventusit ka thënë për “Mediaset“ se sistemi “play off“ me vetëm një ndeshje është një sistem absurd.

“Kemi luajtur gjithçka në një ndeshje, është një sistem absurd. Fatkeqësisht, shkoi kështu, por është një vendim absurd që gjithçka duhet të vendoset në një ndeshje të vetme, në të cilën gjithçka mund të ndodhë, siç e kemi parë. Ka skuadra që janë kualifikuar pasi kanë humbur katër apo pesë ndeshje, ne mbetemi në shtëpi pasi kemi humbur vetëm një, në minutën e 92-të. Është vërtet çmenduri”, ka thënë Leonardo Bonuçi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *