Marash Kumbulla është një nga lojtarët më premtues të rolit dhe moshës së tij dhe në Serinë A. Ekipet janë të gatshme të japin shifrën e kërkuar nga Verona për të siguruar shërbimet e lojtarit. Mbrojtësi i Hellas Veronas ka interesin e të gjithë emrave të mëdhenj në kampionat, duke filluar me Interin, i cili sot duket se është para të gjithë rivalëve të tjerë. Napoli gjithashtu kishtë dëshirë për të transferuar shqiptarin për një kohë të gjatë, duke shpresuar të ketë në ekip dyshen shqiptare Rrahmani-Kumbulla.
Sidoqoftë, sipas “Alfredopedullà.com”, oferta e bërë nga napoletanët u hodh poshtë nga vetë mbrojtësi, duke preferuar një transferim të mundshëm tek gjigandët e Milanos. Në site-n e gazetarit italian theksohet se radha për shërbimet e lojtarit kuqezi është bërë që në janar, ndërsa Interi shpreson të rezistojë deri në fund për të realizuar me sukses transferimin. Juventus janë gjithashtu të interesuar për të marrë lojtarin në mënyrë që të forcojnë repartin e mbrojtjes, pasi Chiellini dhe Bonucci janë në fund të karrierës së tyre. As Lazio nuk mbetet mbrapa sepse ka një dëshirë shumë të madhe të drejtorit sportiv, Igli Tare, për të përfunduar një kalim të Kumbullës në kryeqytet./Sport Ekspres/