Dukej si kthim në “shtëpinë e djallit”, Florian Kamberi i ndryshon mendjen të gjithëve

Edhe pse po kalonte një moment mjaft të mirë në ekipin e drejtuar nga Steven Gerrard, Florian Kamberit do t’i duhet të kthehet tek Hiberniani. Pas deklaratës se e kishte ëndërr qëndrimin tek Rangers pas huazimit, marrëdhëniet mes tifozëve të Hibernianit dhe lojtarit u ftohën jashtëzakonisht shumë.

Por me një lojtar të kualitetit si Kamberi, duket se tifozët kanë ndryshuar mendim dhe janë dakord për rikthimin e sulmuesit shqiptar. Në rrjetin social “Twitter”, shumë prej tyre janë entuziazt për të shtuar Florian Kamberin në listën e lojtarëve në atë që etiketohej si “shtëpia e djallit” pas deklaratave të dashurisë për Rangers.
Më poshtë janë disa komente të fansave në Twitter.

“Është një aset i shtuar, shpresojmë te bëjë mirë”

“Faji i ekipit që e çuan në huazim, mund të kishin përfituar prej tij.”

“Shumë veprim i zgjuar rikthimi i tij, le të shënojë gola dhe të rikthejë zemrën e mbështetësve”, janë vetëm pak nga komentet pozitive që kanë marrë vëmendjen edhe të mediave skoceze. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online