Ekskluzive/ “Edhe nëse i rrëshket këmba, vendi i takon Egbosë”, Luga analizon Tiranën: Nuk ma merr mendja Daja do vinte trajner portierësh

Tirana është në rrugën e duhur drejt titullit dhe as periudha e pushimit të detyruar prej pandemisë nuk ka rezultuar një pengesë. Bardheblutë janë rikthyer në po të njëjtën formë ku e lanë, duke marrë fitore bindëse në dy ndeshjet e para pas ndërprerjes. Dora e Egbosë është ndjerë në këtë sukses dhe tifozët kanë nisur ta projektojnë trajnerin nigerian në stol edhe për sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për “Sport Ekspres” trajneri shqiptar, Ergys Luga, ka analizuar situatën te Tirana dhe të ardhmen e pankinës së saj.

Luga, i cili vijon karrierën e tij në Kinë, i jep merita të padiskutueshme Emanuel Egbosë, që sipas tij ia ka dalë më së miri te puna që ka bërë në aspektin psikologjik të skuadrës. Duke parë suksesin e arritur për trajnerin e të rinjve të Shenzhenit duket e sigurt që Egbo të jetë në stolin e Tiranës edhe sezonin e ardhshëm, e kundërta do të ishte e palogjikshme, madje edhe për vetë tifozët.

“Personalisht nuk kam arritur akoma në stazhin e specialistit të kampionatit shqiptar, por me sa kam dhënë kontributin tim sado modest më takon ti bëj dy rreshta artikulim për rrjedhën e kampionatit dhe prapaskenat që mund të ndodhin. Nëse i bëjmë një analizë të gjatë ecurisë së Tiranës kohët e fundit, mendoj se meritë këtu ka padiskutim trajneri Egbo.

Edhe pse unë nuk jam në Shqipëri dhe nuk kam patur mundësi ti shoh ndeshjet nga afër, ecuria e ekipit dhe ajo ngritja psikologjike që trajneri i dha ishte për t’u admiruar dhe mos harrojmë që të fitosh luftën psikologjike nga një ekip që le të themi u fut si pretendent dhe gjatë fazës së parë e pa veten nga fundi i tabelës nuk është pak dhe tani janë një dorë larg titullit. Më duket e palogjikshme të mos i jepet mundësia Egbosë për ta drejtuar ekipin në sezonin e ardhshëm, fundja atij i takon kjo arritje e deritanishme, qoftë edhe nëse i rrëshket këmba dhe nuk shpallen kampion, përsëri mendoj se vendi i takon Egbosë. Megjithëse ekipi me 90% e ka hipotekuar titullin e 25-të.

Në radhë të parë tifozët nuk do ta pranonin një ndërrim trajneri. Mendoj se i vetmi boshllëk tek Tirana është një trajner portjeresh. Nuk ma merr mendja se Daja ose ndonjë trajner tjetër do të pranojë të shkojë trajner portierësh tek Tirana (qesh). Kam dobësi të vecantë për trajnerin Daja dhe personalisht e shoh më afër Kombëtares se sa afër Tiranës Megjithëse në futboll çfarë nuk ndodh, kurrë mos thuaj kurrë”, është shprehur Ergys Luga./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online