Erzeni barazon me Burrelin, tension e lot në fushë!

 

Shijakasit frenohen në shtëpi, lojtarët vendas të dëshpëruar për pikët e lëna. Ka tension në fushë e tribunë, ndërhyn policia

Erzeni 1 – 1 Burreli

Shënues: E. Troplini 69′ / Lamptej 25′

Erzeni: Dajsinani, Kalluci, Teqja, Goxha, Vathi, Lala (Dakavelli 46′), Xhemalaj, A. Deliallisi, R. Troplini, Pasha, E. Troplini (Bardhi 85′). Trajner: D. Bubeqi. (Në dispozicion: Gjuzi, Konduri, E. Kllari, Bregu, Hoxha).

Burreli: Hila, Ujka, Ibrahimllari, Xhuveli, Polisi, Farruku (Lekgegaj 75′) Lamptej, Mema, Stana, Likaj, Gjonpalaj (Ogbejesi 57′). Trajner: Sh. Berberi. (Në dispozicion: Hysa, Limani, Mallunxa, Efeja, Çupi).

Kartona të verdhë: Ibrahimllari 40′, Farruku 43′, Stana 50′, Ujkaj 57′ Hila 64′

Gjyqtarë: S. Greca, E. Malo, S. Met’hoxha (Lushnje) L. Mustafaraj (Tiranë)

Glen Domi

Shijakasit e nisin si mos më keq pjesën e parë të cilën e mbyllin në disavantazh 0-1 ashtu si një javë më parë përballë Tërbunit. Vendasit rrezikojnë në minutën e 10′ me Euxhenjo Troplinin, i cili nga brenda  zone gjuan jashtë. Miqtë nga Burreli japin sinjalin e parë me kapitenin Stana, i cili nga e majta gjuan bukur, por topi kalon mbi kuadrat. Kjo shkëndijë sjell avantazhin vetëm dy minuta më vonë saktësisht në të 25′. Sërish Stana kalon nga e majta hedh një top në zonë që kalon para syve të mbrojtësve vendas, përfiton lojtari nigerian Lampeti i cili e dërgon në rrjetë. Erzeni nuk stepet por nis të sulmojë fort edhe pse nuk gjen golin. Goxha ka një rast të pastër shënimi i shërbyer nga Rejnaldo Troplini por mbrojtësi gabon në goditje. Ka të tjera raste, por shijakasit janë të paqartë në sulm. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë –  Nis me Erzenin në sulm, ku shijakasit sulmojnë të gjithë. Në aksionin  e parë është Pasha që shërbehet nga Xhemalaj, sulmuesi brenda zonës pengohet nga mbrapa dhe ka faull, por kryesori Greca çuditërisht e ka vlerësuar si një faull jashtë zone ndryshe nga asistenti i tij Met’hoxha që ka bërë shenjë për 11-metërsh. Ka protesta të forta nga shijakasit por edhe nga tifozët vendas që nuk mund të rrinin pa reaguar ndaj këtij vendimi duke kërkuar që vëzhguesi të flasë me arbitrat. Pas disa rasteve të njëpasnjëshme, goli i  barazimit vjen nga një 18-vjeçar, është i talentuari Euxhenjo Troplini që brenda zonës përfiton një top në zonë që e shfrytëzon siç duhet duke çuar shifrat në 1-1 në minutën e 69′. Në minutën e 72-të mbrojtësi Goxha i kthyer në një sulmues godet me kokë bukur por traversa i vjen në ndihmë portierit mik Hila. Një tjetër 11-m kërkohet nga shijakasit, pasi në të 77′, Xhemalaj kërkon të pasojë, mbrojtësi Ujka e devijon dhe pretendohet për një prekje të topit me dorë! Minutat kalojnë me Erzenin në sulm ku një tjetër rast 11-metërshi me Pashën sërish, por kësaj here nuk sinjalizohet asgjë. Takimi po shkon drejt fundit dhe gjyqtari i 4-t sinjalizon katër minuta shtesë. Stafi i Erzenit menjëherë nis të protestojë duke i treguar me kronometër minutat e kaluara nga çdo ndalesë lojë. Pavarësisht kësaj nga 4 minuta shtesë të akorduara ka të tjera vonesa, ku lojtarët e Burrelit qëndrojnë të shtrirë çka bëri që asnjë minutë e rregullt të mos luhej. Si të mos mjaftonte kjo kryesori Greca ka përfunduar takimin në të 93’08 sekonda. Stafi i Erzenit, lojtarët dhe tifozët irritohen me gjyqtarin e takimit duke i kërkuar llogari çka ka sjellë edhe momente tensioni.

Ka tension, ndërhyn policia

Fundi i takimit sjell lot te lojtarët e Erzenit, por edhe tifozët janë mjaft të acaruar, ku ka edhe përplasje me policinë, që futet mes turmës në tribunën kryesore.

E veçanta

Në të gjithë lojën ka pasur mospërputhje mes kryesorit Greca dhe asistentëve të tij. Rasti më flagrant është ai i penalltisë ku anësori pohoi për 11-metërsh, ndërsa Greca për faull jashtë zone.

Lot në sytë e lojtarëve dhe të tifozëve

Mbrojtësi Jurgen Goxha ka shpërthyer menjëherë në lot pas këtij barazimi bashkë me të dhe e fejuara e tij që ndodhej në tribunë. Autori i golit Euxhenjo Troplini gjithashtu nuk është përmbajtur si shumica e lojtarëve të tjerë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online